Në edicionin e 11-të të “Cities of Peace (Qytetet e Paqes)” që po mbahet në Prishtinë sot ka pikturuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Përmes një postimi në Facebook ai thotë se ati ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit, transmeton Koha.net.
“Në ekspozitën kreative ‘Qytetet e Paqes’, sot lashë shenjë edhe unë. Arti ka fuqi të jashtëzakonshme transformuese në ndërtimin e një kulture të mirëkuptimit. Një dekadë pas pavarësisë dhe dy pas përfundimit të luftës, edhe Kosova tashmë po njihet kudo në botë përmes artit dhe kulturës së saj”, ka shkruar Thaçi.
Kjo pikturë në ari që po punohet në projektin e “Cities of Peace” do të ekspozohet në Prishtinë më 12 qershor, ndërsa më vonë do të shfaqet edhe në selinë e Kombeve të Bashkuara.
-
Thaçi kritika për Marrëveshjen e Ohrit: Defunksionalizon shtetin e Kosovës
-
Trumpi e vlerëson rolin e Kosovës në përfundimin e luftërave
-
Thaçi pyetet për shkëmbimin e territoreve: Qëllimi ishte paqja e qëndrueshme
- Në kohë furtunash, Kosova nuk mund të eksperimentojë me presidentin
-
Rama për procesin në Hagë: Besoj se niveli i ri i sensibilizimit, do të ndikojë në proces