Aq i fortë ishte tërmeti i rënë në mëngjesin e kësaj të martë, saqë është çarë një nga kullat e Kalasë së Krujës.
Pamjet e postuara në rrjetet sociale nga banore të qytetit të Krujës janë vërtet të trishta.
Kuptohet mendimi i vetëm për momentin shkon tek familjaret e atyre që kanë humbur jetën si dhe tek personat që janë ende nën rrënoja.
Megjithatë edhe kur shkon një trashëgimi të tillë historike, ndjen keqardhje.