Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tempujt letrarë të Ismail Kadaresë

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore

Vite me radhë kandidat për Çmimin Nobel të Letërsisë, shkrimtari më i rëndësishëm i letërsisë shqiptare, Ismail Kadare, u lind në Gjirokastër, në jug të Shqipërisë, në një familje nëpunësish. Studioi gjuhën dhe letërsinë shqipe në Institutin Shtetëror të Tiranës dhe në Institutin “Maksim Gorki”, në Moskë, shkruan sot Koha Ditore.

Kur kishte tetëmbëdhjetë vjet botoi përmbledhjen e parë me poezi “Frymëzime djaloshare”, që më pastaj t’i përkushtohej prozës, romaneve dhe tregimeve. Ka botuar romanet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Pallati i ëndrrave”, “Kronikë në gurë”, “Dimri i madh”, “Nëntori i një kryeqyteti”, “Dasma”, “Muzgu i perëndive të stepës”, “Koncert në fund të dimrit” e të tjera. Njihet edhe si tregimtar, poet, eseist, teoricien i letërsisë dhe kritik.

Është anëtar i disa akademive. Është fitues çmimesh ndërkombëtare, ndër to edhe i “Man Booker International Prize” dhe “Komandant i Legjionit të Nderit” të Francës. Nga dhjetori i vitit 2018 është anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU). Romani i tij i parë, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, e ka bërë shkrimtarin shqiptar më të lexuar, dhe pa vonuar të njohur edhe në Europë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” është përkthyer në rreth tridhjetë gjuhë dhe nxiti interesimin edhe për veprat e tjera të Kadaresë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)