Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Tëhuajësimi i identitetit

Gjenealogjinë e tensionit, Francis Fukuyama e gjurmon që në fazën embrionale kur këto forma të identifikimit u shfaqën në skenën e historisë moderne. Kjo antinomi është manifestuar që nga fillimi për shkak të konkurrencës ndërmjet dy paradigmave: ndërmjet kërkesës për pranim universal të të drejtave të njeriut në rrafshin e përgjithshëm përtej dallimeve partikulare dhe tjetrës, që respektimin e dinjitetit e kërkonte nën ombrellën e formacioneve kolektive për shoqëri të veçanta të përcaktuara nga gjuha, kultura dhe religjioni, shkruan sot Koha Ditore.

Shkaqet historike, politike, sociale dhe psikologjike që e nxisin fuzionimin e individëve nën këto paravane mund të jenë komplekse. Spektri i këtyre lëvizjeve mund të imponohet që nga kërkesa e natyrshme për pranim publik të grupeve të margjinalizuara e të anashkaluara që i nënshtrohet subordinimit të padrejtë social dhe politik, nga transformimet sociale intensive që i prodhon ekonomia kapitaliste e tregut, apo për shkak të ndryshimeve rapide, thyerjeve radikale sociale dhe krizave permanente që mund t’i përfshijnë shoqëritë, trandje këto që ndikojnë në krijimin e situatave anksioze për individët dhe identitetin e tyre.

Përmasën e këtyre kthesave dramatike, Fukuyama e portretizon me rastin e një fshatari të Saksonisë të quajtur Hans, të huazuar nga rrëfimet letrare të kohës. Deri në moshën 20-vjeçare, identiteti i Hansit ishte definuar në harmoni me atë të komunitetit të tij. I zhytur në këtë atmosferë bukolike, ai asnjëherë nuk e kishte shtruar për diskutim pyetjen “kush jam unë?”...(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)