Aktorja Kumrije Hoxha nuk i ka bërë dy javë në pozitën e ushtrueses së detyrës së drejtorit të Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Të hënën në ditën e 13-të të punës ka ofruar dorëheqjen tek Këshilli Drejtues i këtij institucioni.
“Kam dhënë dorëheqje për arsye shëndetësore”, i ka thënë Hoxha gazetës. Që nga marrja e detyrës ishte përballur me probleme të mëdha në TKK, shkruan sot “Koha Ditore”.
Vetëm javën e kaluar janë anuluar tri repriza shfaqjesh për shkak të depërtimit të ujërave të zeza në bodrumin e këtij institucioni.
Në mbrëmjen e së hënës gazeta ka provuar të komunikojë me kryetaren e Këshillit Drejtues të TKK-së, Burbuqe Berisha, në lidhje me atë se kur planifikohet emërimi i një ushtruesi të detyrës së drejtorit në institucionin më të lartë teatror në vend. Por Berisha nuk u është përgjigjur thirrjeve telefonike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
TKK-ja në hall me menaxhimin, brenda javës “shpërthejnë” tri probleme
-
Fatos Berisha refuzon postin e udhëheqësit artistik të Teatrit Kombëtar 4 muaj pas zgjedhjes
-
Regjisorja Berisha i shmanget konfliktit të interesit me largim nga Teatri
-
TKK-ja ende pa konkurs, emëron ushtruesin e dytë të detyrës së drejtorit
-
Kumrije Hoxha si ushtruese detyre e drejtoreshës vazhdon programin e TKK-së