Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Teatri Kombëtar i Kosovës nis publikimin e shfaqjeve online

Teatri Kombëtar i Kosovës, në pamundësi të zhvillimit të shfaqjeve në sallë, si pasojë e masave për parandalim të përhapjes së koronavirusit, ka njoftuar se shfaqjet do të vijnë në shtëpitë e artdashësve.

Përmes një njoftimi për media, TKK-ja thotë se edhe përkundër rrezikut nga koronavirusi, teatri nuk mund të ndalet pasi që “ai ka ekzistuar para nesh dhe do të ekzistojë përjetësisht”.

Adrian Morina, ushtrues detyre i Drejtorit Artistik në TKK, ka bërë me dije se këtë të premte (03.04.2020), në ora 20:00, në faqen zyrtare të Teatrit Kombëtar të Kosovës në Facebook, do të sjellin (livestream) superkomedinë “I ligu për mend”, nga Gjergj Fishta, me regji të Altin Bashës.

Ndërsa ditën e shtunë (04.04.2020), në ora 20:00, TKK-ja do të shfaq një nga produksionet e veta më të mira të mjeshtrit të madh William Shekspeare, “Tregtari i venedikut”, me regji të Mathew Lenton.

Njëjtë, sipas Morinës, do të vazhdohet edhe gjatë javëve që vijnë.

Edhe TKK sonte sjell online shfaqjen “Tregtari i Venedikut” Kulturë TKK sonte sjell online shfaqjen “Tregtari i Venedikut”

“Jemi me shpresë se kjo praktikë të dështojë sa më shpejtë dhe së bashku t’i rikthehemi shtëpisë sonë të shenjtë, TEATRIT”, përfundoi Morina.

Në njoftimin e TKK-së kërkohet nga qytetarët që të respektojnë këshillat e institucioneve shtetërore për masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.