Bekim Fehmiu e kishte lënë Prizrenin në vitet ‘50 të shekullit të kaluar për ta vazhduar karrierën si aktor në Prishtinë, para se t’ia mësynte studimeve në Beograd. Por me Prishtinën nuk i kishin shkuar punët mirë asnjëherë.
“Prizreni im më përcolli i larë nga dielli i purpurt i shtatorit, ndërsa Prishtina më priti me shiun e mërzitshëm dhe rrugët plot baltë”, ka shkruar Fehmiu në pjesën e dytë të librin autobiografik “Shkëlqim dhe tmerr”, botuar në mars të vitit të kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor historia e Bekim Fehmiut me “refuzimet” e Prishtinës ka vazhduar gjatë, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas autobiografisë së tij, jo më shumë se një semestër Teatri Popullor Krahinor (tash Teatri Kombëtar i Kosovës) i kishte ndarë bursë aktorit që të studionte në Akademinë e Teatrit në Beograd. Arsyetimi lidhej me biografinë e të atit nacionalist, mësuesit veteran, Ibrahim Fehmiu.
Për dallim prej halleve të njëpasnjëshme me Prishtinën zyrtare, aktori i lindur në Sarajevë, më 1936, jashtë kufijve të shtetit amë ishte tejet i pranueshëm. Pos përplasjeve profesionale që kishte pasur me Teatrin Popullor Krahinor, ashtu sikurse edhe me stafin e “KosovaFilmit”, pas vdekjes së tij më 2010, edhe Kuvendi i Kosovës kishte refuzuar të mbante një minutë heshtje në nderim të tij. Rrallë është kujtuar në përvjetorët e lindjes a të vdekjes. Nga shteti pothuajse aspak. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)