Kuvendi i Komunës së Prizrenit votoi dje unanimisht që Teatri Profesionist i Qytetit të Prizrenit, të marrë emrin e aktorit prizrenas me famë botërore, Bekim Fehmiu.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal në Prizren, Kujtim Gashi, përmes rrjetit social Facebook, njoftoi për këtë vendim.
“Kuvendi i Komunës së Prizrenit, votoi unanimisht që Teatri Profesionist i Qytetit të Prizrenit, të emërtohet me emrin e aktorit prizrenas me famë botërore, Bekim Fehmiu.
Urime Teatrit, aktorëve, komunitetit artistik dhe të gjithë qytetarëve të Prizrenit, të cilët shpeshherë kanë kërkuar që njëri nga institucionet kulturore të Prizrenit, të emërtohet me emrin e Bekim Fehmiut”.
Artikuj të ngjashëm
-
Teatri Profesionist i Prizrenit së shpejti do ta marrë emrin e Bekim Fehmiut
-
Rrëfimi për Bekim Fehmiun, premierë në Prizren
-
Bekim Fehmiu i rikthehet Prizrenit si kolos në 66 minuta rrëfim
-
Teatri “Bekim Fehmiu” me aktorë rezidentë përmbyll kapitullin e pritjeve
-
Aktorët e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren nënshkruajnë kontrata dyvjeçare