Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Të pasionuarit pas poezisë sentimentale

Të pasionuarit pas vargjeve sentimentale, janë mbledhur në një mbrëmje poetike të mbajtur në hapësirën, “Shtatëmbëdhjetë”, që ka për qëllim nxitjen e ndryshimeve pozitive në shoqëri, nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe kreativitetit, transmeton emisioni Express në KTV.

Fjalët më të bukura të krijuara për dashurinë, ata po i lexojnë nëpërmjet llojit më të vjetër të krijimtarisë letrare.

Nën shoqërimin e verës së kuqe, të pranishmit dolën në tavolinën e poezisë, për t’i shprehur vargjet personale.

Kjo ngjarje, sipas organizatorëve është pikënisje për mbajtjen e aktiviteteve tjera poetike në hapësirën, “Shtatëmbëdhjetë”, lokacioni më i ri në shërbim të artit në Prishtinë.