Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Te kafet e vogla” gjallërohet me art, muzikë e inovacion

Tingulli i muzikës që vjen nga skena e improvizuar, ngjyrat e pikturave, vizatimeve e po ashtu fotografitë dhe atraksioni virtual, bashkë me shërbimin e pijeve, i kanë dhënë jetë njërës prej rrugëve të kryeqytetit.

Rruga “Fehmi Agani” që shumëkush i referohet si “Kafet e vogla”, gjatë ditës së diel është bllokuar për vetura. Por pjesëmarrja në këtë aktivitet qe e hapur për të gjithë qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çadrat e bardha të vendosura në fillim të rrugës, nën të cilat janë ekspozuar punime të studentëve të artit, kanë qenë të parat me të cilat është ndeshur vizitori. Tutje, në të dyja anët e rrugës janë vendosur banakë, që pjesëmarrësit të shërbehen me pije. E krejt në fund, DJ të ndryshëm, vendorë dhe ndërkombëtarë, përgjatë tërë ditës u ngjitën në skenë për të performuar. Në këtë formë, me art, muzikë dhe inovacion mori formë edicioni i parë i “Street Party” (Ndeja në rrugë), në kryeqytet.

Hapësira, që ndryshe është quajtur si “galeri e hapur”, solli vizatime interesante të artistit të ri, Driton Goleshit, po ashtu, “Zig Zag” solli një lloj ekspozite me fotografi, Diellza Gojani e Donika Makolli u prezantuan me piktura dhe Aid Zekolli me art të rrugës.

E ftuar speciale në këtë ngjarje ishte DJ nga Japonia, “Hito” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)