Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Të gjesh muzikë tek Shakespeare

Pasi të humburit gjenden dhe të vetmuarit dashurohen, pasi mallkimet thyhen dhe konfuzionet qartësohen, pas vargjeve e refreneve, Shaina Taub ende e ka një ndjenjë të fundit për ta kënduar.

“Edhe kur duket se e gjithë shpresa ka ikur, ne ecim tutje”, ka thënë ajo gjatë një performance të përshtatjes muzikore që i ka bërë “Nata e dymbëdhjetë”, e që u dha në kuadër të “Shakespeare në park”.

Këto fjalë ishin një lloj rife në vargun hapës të shfaqjes.

“Nëse muzika bëhet ushqim i dashurisë, ne vazhdojmë të këndojmë”. Por ato prezantuan edhe një lloj misioni të Taubit, një kantautore e ashpër politike, e cila po zhvillon një karrierë në mjuzikle teatri edhe gjatë kohës kur po rishikon gjendjen e kombit.

Kësisoj, ajo shkruan për armët. Ajo shkruan për refugjatët. Ajo huazon tekste nga Mitch Mc-Connell. Dhe pastaj, siç ka bërë gjatë kësaj vere, ajo përshtat klasikët e Shakespeare dhe e gjen veten duke eksploruar sesi gjinia ka formësuar mënyrën sesi e perceptojmë njëri-tjetrin dhe veten tonë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)