Kulturë

“Tape Riot” për arratisje nga mjedisi i përditshëm urban

Prishtinë, 16 korrik – Peizazhi urban nuk shpjegohet gjithherë përmes një libri historik, guide apo përshtypjeve personale.

Edhe lëvizjet e trupit të femrës mund të japin një dimension të ri të të konceptuarit të hapësirës urbane.

“Tape Riot”, performancë e kompanisë zvicerane “Asphalt Piloten”, ka shëtitur nga qyteti në qytet, nga kontinenti në kontinent, por të dielën e të hënën sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë u “interpretua” në mënyrën më të pazakontë të mundshme. Interpretimet akrobate e joverbale të dy performueseve femra, pra gjuha e trupit, e universalizuan Prishtinën sipas mënyrës së “Tape Riot”.

Koreografja zvicerane Anna Anderegg ka thënë se Prishtina i ka dhënë një përshtypje të këndshme.

Në prezantimin e mbajtur të hënën në “Project Space” të fondacionit “Shtatëmbëdhjetë”, artistja zvicerane ka folur për performancat e grupit dhe për reagimet që nxisin ato tek shikuesit.

”Tape Riot” ngërthen në vete performanca shumëdisiplinare që ekzistojnë në utopinë publike urbane. Vallëzimi, artet vizuale, muzika dhe videot bëhen bashkë me njëra-tjetrën dhe mundësojnë hapësira të reja.
Reagimet e njerëzve kundrejt performancave të “Ashpalt Piloten” ngjallin reagime nga më të ndryshmet. Disa nga to që bartin konotacione “androgjin” priren të zgjojnë më shumë habi te burrat.
(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

{gallery}