Kulturë

Sylvain Sylvain ish-syri vizionar i stuhisë së “New York Dolls”

Është një histori të cilën Sylvain Sylvain ka dëshirë që ta tregojë kur flet për ardhjen e tij në New York. Atëherë ai ishte Sylvain Mizrahi, një shtatëvjeçar hebre nga Siria, familja e të cilit kishte ikur nga Egjipti për në Amerikë gjatë Luftës së Dytë Arabo-Izraelite. “Unë isha ndoshta një nga refugjatët e fundit që erdha në portin e New Yorkut për t’u përshëndetur nga Statuja e Lirisë”, thoshte ai. “Unë do të qëndroj aty me këpucët e mia ngjyrë kafe dhe njerëzit do të thoshin, ‘flisni anglisht’? Unë thosha jo. Ata thoshin, ‘fuck you’. Pra, fjala e parë që mësova kur zbrita nga barka ishte kjo”.

Në një anë është një rrëfim i zymtë për racizmin. Në tjetrën, është një sugjerim tundues se Sylvain Sylvain e ka përdorur në mënyrë të mirë këtë informacion të ri: pak bende në vitet e hershme të të ’70-ve thoshin “fuck you” me zë aq të lartë dhe në mënyrë të vazhdueshme si “New York Dollss”, kuintetit që Sylvain Sylvain ju bashkua në vitin 1971. Kishte dy fjalë që duket se japin të gjitha informacionet për ta: për pamjen e tyre, zëri, sjelljen – të egër, armiqësorë dhe në mënyrë sfiduese të zhurmshëm”. Siç kishte raportuar në vitin 1973 një medium lokal: “Atyre nuk ua ndien për asgjë”, siç e thotë David Bowie shkurt – plus shprehitë e tyre personale që t’i mbanin të ngatërruar në qoshe të kolapsit dhe përfundimisht çuan në rrëzimin e tyre. “Punk rock” sigurisht që do të kishte ndodhur pa ta: rrjedha e influencës së tyre i mori “Stooges”, grupe që bënin rock nëpër garuzhda, dhe bendet britanike të subkulturës “mod” në mes të viteve ‘60 – nëse u besoni të dhënave të Dee Dee Ramone në lidhje me zakonet e tij të dëgjimit – “Wombles” dhe “Bay City Rollers”. Por do të kishte qenë në mënyrë të dukshme ndryshe.

Bashkëpunimi në mes të këngëtarit David Johansen dhe kitaristit Johnny thunders mund t’i ketë dhënë “New York Dolls” fokus vizual, por Sylvain Sylvain gjithmonë është parë si qendra e grupit. Ishte ai që erdhi me emrin, bazuar në një dyqan për riparimin e lodrave që mbante emrin “The New York Doll Hospital”, me lokacion përballë rrugës nga dyqani i rrobave ku ai dhe bateristi i grupit Billy Murcia punonin. Ai vinte nga një familje rrobaqepësesh dhe i dha grupit një stil unik të veshjeve, që depërtoi përtej influencës së New Yorkut me xixa dhe dekorime, dhe grupit dramatik “Theatre of the Ridiculous”, të cilin Johannson e përshkruante si “shumë ekologjik”: dëshira e tyre për të përvetësuar veshje për gra ishte “vetëm për të marrë veshje të vjetra dhe për t’i veshur ato përsëri”.

Stili i tij ritmik në kitarë ishte gjëja më e qëndrueshme sa i përket melodisë së tyre, që në formë tjetër kishte një cilësi të pakujdesshme, të ndezur, që ishte jashtëzakonisht në kundërshtim jo vetëm me rrymën kryesore të fillimit të viteve '70, por edhe me kolegët e tyre glam rock. Kishte pak ngjashmëri me lojën në kitarë të virtuozit të “Bowie”, Mick Ronson, ose saktësinë e tendosur të produksioneve të Chinn, Chapman apo Mike Leander, që ishte pjesë e thirrjes së tyre: një nga mënyrat që “Dolls” paralajmëroi stilin punk ishte që muzikantët ambiciozë i panë ata dhe mendonin se aftësia e tyre e kufizuar muzikore nuk ishte pengesë për të arritur diçka të ngjashme. Dhe ishte Sylvain - relativisht i kursyer nga standardet e bendit - ai që me sa duket e mori përsipër punën e mbajtjes së shfaqjeve në rrugë.

Grupi shumë shpejt nxiti interesim të madh për mediat – në më pak se gjashtë muaj pas koncertit të tyre të parë, “Melody Maker” po i quante “grupi më i mirë i rock’n’rollit në botë”, që dërgoi në një ftesë për të ardhur në Angli për të mbështetur Rod Stewart, diçka e paimagjinueshme për një artist të panjohur. Por gjatë udhëtimit Murcia kishte vdekur nga mbidoza. Sylvain i kishte telefonuar nënës së tij.

Shfaqjet e bendit në “Mercer Arts Centre” në Manhattan mblodhën një numër të madh të ndjekësve, por ata u treguan të paaftë për të kapur ngazëllimin e koncerteve të tyre në albumin e tyre debutues me emër të grupit në vitin 1973 ose pasimin e tij, “Too Much Tooon Soon”. Producentët nuk ishin në gjendje të merreshin me tingullin e tyre kaotik. Ata u rezervuan për “Whisky a Go-Go”, një rezidencë prestigjioze njëjavore në LA, por një natë para se të largoheshin, e dashura e basistit Arthur Kane u përpoq t’ia priste gishtin e madh me thikë ndërsa ai flinte. Sylvain ishte personi i parë që ai e thirri nga spitali.

Një udhëtim tjetër në Angli rezultoi në një paraqitje në “The Old Grey Whistle Test”, ku performanca e tyre e tmerroi aq shumë nikoqirin Bob Harris, saqë ai u ndie i detyruar të distancohej nga paraqitja. Përdorimi i drogës nga Thunders dhe bateristi Jerry Nolan ishte një kërcënim që grupi të shpërbëhej. Në fund, vetëm Sylvain dhe Johansen mbetën nga formacioni origjinal.

McLaren sugjeroi që Sylvain të bashkohej me një bandë në Londër, të quajtur “Sex Pistols”, por puna nuk u materializua kurrë. Por vetë ekzistenca e “Sex Pistols” nxori në pah ndikimin e kukullave të New Yorkut.

Me kalimin e viteve ju mund të zbulonit ADN-në e tyre jo vetëm në punkt, por edhe në teatrin e grimuar të grupit “Kiss” ("Ne shembëm muret për ta", kishte thënë Sylvain), edhe pamja e disa bendeve shihej si një përditësim i “Dolls”.

Sylvain herë pas here u bashkua me ish-anëtarët e tjerë - ai luajti në albumet solo të Johansenit dhe u shfaq në skenë me Thunders. Përfundimisht grupi u ribashkua, të paktën pjesërisht me urdhër të Morrissey, tifozit obsesiv të “Dolls”. Thunders dhe Nolan kishin vdekur prej kohësh, por një shfaqje rikthimi më 2004 në “Royal Festival Hall” u prit me entuziazëm, para se fati i keq të goditej përsëri: një muaj pas koncertit, Kane vdiq nga leukemia.

Sylvain dhe Johansson vazhduan, dhe treshja e albumeve të “New York Dolls” që realizuan midis 2006 dhe 2011 ishin shumë më të mirë sesa mund të ishte pritur, tingulli i bendit ishte më i matur, më i disiplinuar. Sylvain mbeti filozofik deri në fund, megjithëse goditi me një “Fuck it”.

"Të mbushësh arenat, për mua quhet sukses në biznesin e muzikës", kishte thënë ai dy vjet më parë. “Ne patëm sukses me njerëzit. Ne patëm sukses me artistët. Ne patëm sukses si të mposhturit. Ne patëm sukses si të çuditshmit. Ky sukses jeton përgjithmonë, sepse janë ata që po krijojnë gjithçka". Sylvain Sylvain ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare. Ai vdiq nga kanceri. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur disa ditë më vonë.