Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Suad Rama me dy ekspozita jashtë Kosovës

Ka arritur që të kalojë çdo pengesë me gjithë vështirësitë që i ka kaluar si student dhe sot të lërë gjithçka pas, duke u fokusuar vetëm te krijimtaria. E në këtë, padyshim se i ka ndihmuar dashuria e madhe që ka ndaj artit.

“E dua këtë profesion dhe kam shumë ambicje”, kështu shprehet piktori Suad Rama.

Dhe duke i ditur vështirësitë për artistët e rinj, Rama prej kohësh është duke menduar që të bëjë diçka për t’u ndihmuar atyre, transmeton emisioni Express në KTV.

Deri te krijimi i fondacionit, piktori po e vazhdon punën e tij intenzive. Viti i kaluar për të ka qenë i mbushur me aktivitete sidomos jashtë Kosovës. Nuk kanë munguar as çmimet.

Ndërsa, për momentin Rama është duke punuar disa piktura të cilat do të publikohen në një revistë gjermane.

Edhe Marrëveshjet me artistë e organizata në frymë të fushatës zgjedhore Kulturë Marrëveshjet me artistë e organizata në frymë të fushatës zgjedhore

E dy ekspzoita personale janë në planet e tjera të Ramës, po ashtu jashtë Kosovës.

Pritet të shihet se kur ai këto ekspozita personale do t’i prezantojë edhe në vendlindjen e tij.