Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Sot 107 vjet më parë filloi punën Qeveria e Ismail Qemalit

Në vitin 1912, pikërisht më 4 dhjetor, Qeveria e parë shqiptare filloi punën nën kryesinë e Ismail Qemalit.

Qeveria do të qëndronte në Vlorë deri në janar të vitit 1914, megjithëse me autoritet praktikisht vetëm brenda qytetit.

Po më 4 dhjetor, Vlora u godit me artileri nga flota greke që kishte bllokuar portin.

Trupat greke gjithashtu pushtuan ishullin e Sazanit, duke kontrolluar hyrjen në portin e Vlorës dhe këputën kabllon e komunikimit Shqipëri-Itali, e vetmja lidhje e vendit me botën e jashtme.

Grekët gjithashtu tentuan të merrni Sarandën.

Edhe Sot 109 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë Arbëri Sot 109 vjet nga shpallja e pavarësisë së Shqipërisë

Anëtarët e Kabinetit Qeveritar

Ismail Qemali - Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm

Dom Nikoll Kaçorri - Zv.Kryeministër

Myfit bej Libohova - Ministër i Brendshëm

Gjeneral Mehmet Pashë Deralla - Ministër i Luftës

Edhe 101 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit Arbëri 101 vjet nga vdekja e Ismail Qemalit

Abdi bej Toptani - Ministër i Financave

Dr. Petro Poga - Ministër i Drejtësisë dhe sistemit Gjyqësor

Dr. Luigj Gurakuqi - Ministër i Arsimit

Mit'hat Bej Frashëri - Ministër i Punëve Publike

Edhe “Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite” si rrëfim për atdhedashurinë Kulturë “Rrugëtimi i Ismail Qemalit ndër vite” si rrëfim për atdhedashurinë

Pandeli Cale - Ministër i Agrikulturës

Lef Nosi - Ministër i Post-Telegrafit