Deçani e pret i përgatitur startin e edicionit të 8-të të festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, i cili mbahet nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. Ky festival nis sonte dhe do të zgjasë deri më 6 maj, të dielën.
Drejtori i këtij festivali, Mustafë Ramaj, ka thënë se gjithçka është gati për të nisur ky manifestim, ndërsa grupet të cilat kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë nga të gjitha trevat shqiptarë .
Mbi 40 grupe e shoqëri dhe rapsodë do të jenë pjesë e këtyre tri netëve të festivalit, të cilat vijnë nga Tirana, Saranda, Vlora, Gjirokastra, rapsodët e Hasit, ansambli i Burrelit, grupi i rapsodëve nga Deçani, Obiliqi, Skenderaj, Vitia, Rahoveci, ansambli Rugova, grupi Lab nga Shqipëria, ansambli nga Tropoja, grupi nga Istogu, Malisheva, Klina, Bajram Curri. nga Krusha, Deçani, Drenasi, Gjakova dhe shumë grupe dhe rapsodë të cilët për tre net radhazi do të jenë pjesë e këtij festivali në Deçan.
Drejtori i këtij festivali Mustafë Ramaj bëri të ditur se pos grupeve konkurruese do të ketë edhe emra të njohur të estradës jashtë konkurrimit, të cilët do të jenë këtu në Deçan për këto tren .
Nata finale e festivalit, më 6 maj, shënon dhe përvjetorin e 21-të të rënies së Heroit të Kombit- Gjeneral Luan Haradinaj.
Edhe
Nesër mbrëma në Deçan nis festivali “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”
Ndërsa juria profesionale në përbërje të:
1.kompozitorit Kreshnik Aliqkaj – kryetrar,
2. mjeshtri i madh- koreografi Deli Metalia,
3. Betim Qorraj –magjistër i folklorit dhe etnologjisë,
4.Ali Geci, publicist, dhe
5.Faton Mehmetaj– publicist.
për tre net do të jen pesë e këtij festivali.
Edhe
Atmosfera në festivalin “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”
Në 21-vjetorin e rënies në fushën e betejës, të dielën, më 6 maj 2018, përkujtohet Heroi i Kombit dhe bëhen homazhe për gjeneralmajorin Luan Haradinaj. Për nder të tij mbahet edhe turniri në futsallë në palestrën e sporteve ,,Ereniku’’ në Junik, ndërsa finalja në ora 18:00.
Akademi do të mbahet edhe në Sallën e Kuqe, në Prishtinë.