Kur pamjet e para të “Skyscraper” dolën në fillim të këtij viti, pjesa më e madhe e bisedave online u sollën rreth shumës marramendëse të parave që kanë mundur të shpenzohen në këtë film: Dwayne “The Rock” Johnson në triler bën një kërcim të tipit të Ethan Huntit, kur hidhet nga vinçi në xhamat e thyer të një ndërtese.
Të gjithë, prej profesorëve të matematikës e deri te ata tallen në internet, kritikuan fizikën. Por për mua, elementi më i pamundur ishte përfshirja e vetë Johnson në këtë film, shkruan “The Guardian”, transmeton “Koha Ditore”.
Si është e mundur që mundësi i kthyer në aktor ka gjetur kohë të jetë pjesë e kaq shumë filmave në të njëjtën kohë? A fle ai? A i është nënshtruar një procedure shumëplanëshe të klonimit eksperimental? Për shkak se në shtatë muajt e fundit ai ka arritur që me “Jumanji” të mbledhë 962 milionë dollarë në arka filmike në mbarë botën, e ndërkohë me “Rampage” të sjellë një hit global i cili mblodhi 424 milionë dollarë.
Ai tashmë është ylli më përfitues në Hollywoodin e sotëm, e po ashtu edhe një prej aktorëve më të pëlqyer, por a mundet fuqia e tij prej ylli të shtrihet në tri hite të arkave filmike për një periudhë të shkurtër?
I ribashkuar me regjisorin Rawson Marshall Thurber, i cili shfrytëzoi karizmin e tij prej ylli që të gjallërojë komedinë mediokre “Central Intelligence”, Johnson luan rolin e udhëheqësit të ekipit të shpëtimtarëve të pengjeve në FBI, e po ashtu edhe si veteran i luftës dhe pjesëtar i sigurimit të rrokaqiejve, me emrin Will Sawyer.
Edhe
Dwayne Johnson tregon pse ka humbur peshë
Ai punon në Kinë, në “Pearl”, ndërtesën më të madhe dhe të sigurt në Hong-Kong, gjersa po ashtu jeton aty me gruan e tij Sarah (Neve Campbell) dhe dy fëmijët. Por kur objektin e kaplon zjarri, Sawyer e kupton se është vënë në kurth nga terroristët. Po pra me siguri se e dini nga po shkon ngjarja.
Prezantimi i hershëm ka sugjeruar se “Skyscraper” do të bëhet hiti origjinal më i madh i vitit, duke marrë parasysh se është film i rrallë me buxhet prej mbi 100 milionë dollarësh, e nuk është vazhdimësi, apo ribërje e bazuar në një film tjetër, shou televiziv, videolojë apo diçka të tillë. Madje edhe vetë Johnson e kishte shitur këtë film në “Twitter” si humbës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)