Kulturë

Skënderbeu si hero në dramaturgjinë angleze e franceze

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu paraqitet si hero në dramat angleze dhe ato franceze. Në këto drama, ai pasqyrohet edhe si mbret e dashnor.

Dramaturgu Arian Krasniqi të mërkurën në Seminarin Ndërkombëtar të Gjuhës, Kulturës dhe Letërsisë Shqiptare, nëpërmjet studimit me titull “Skënderbeu në dramat e Whnichop-it, Lillo-s, Havad-it, dhe Faurres-it”, ka thënë se gjatë viteve të ndryshme autorë të njohur të dramaturgjisë botërore janë provokuar dhe kanë shkruar tekste dramatike që në epiqendër e kanë heroin kombëtar shqiptar, Skënderbeun, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Madje, një vepër e zhanrit tragjedi, me titullin: ‘Historia e vërtetë e Gjergj Skënderbeut’ e shkruar më 1582, i atribuohet vetë njërit ndër krijuesit më të mëdhenj të dramaturgjisë botërore, Christopher Marlowe (1564 -1593).

Nga ato pak të dhëna referenciale që ekzistojnë, kjo tragjedi konsiderohet si një ndër krijimet e para të Marolowe-së. Për fat të keq, kjo tragjedi tashmë konsiderohet si e humbur”, ka thënë Krasniqi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.