Një komb në moshë me gadishullin, si kombi shqiptar, dhe një Hero Kombëtar vetmitar në sheshet qendrore të dy kryeqyteteve politike të tij, Tiranë dhe Prishtinë! Edhe pse ia kremtuan me pompozitet 550-vjetorin e vdekjes, edhe pse ia shtuan bustet e memorialët për të edhe në qytete të tjera shqiptare, prapë duket se ai, Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skanderbeg, mbart në vetvete trishtimin e të vetmuarit, të jetimit, të braktisurit nga e shkuara dhe e ardhmja, shkruan sot Koha Ditore.
“Nga ç’histori vij dhe ç’histori më pason? A kam paraardhës dhe pasardhës ndër shekuj, apo jam një aksident në historinë e këtij kombi? Nëse ky komb gjatë mijëvjeçarëve ka vetëm 24 vjetët e mia për të përkujtuar, dhe më pas vetëm rrokopujën e bashkëkohësisë, ç’dreqin dua dhe unë këtu, në këtë vend e në këtë komb pa histori?” – këto dhe të tjera mendime të trishta do t’i kalonin nëpër mend atij përballë një realiteti të vobektë të simbolikës përkujtimore në Tiranë dhe Prishtinë. Pasi askujt nuk i pëlqen jetimllëku, askujt nuk i pëlqen vobektësia paraardhëse e pasardhëse, pavarësisht madhështisë e salltanetit që mund të gëzojë në një kohë të caktuar. Dhe pa dyshim që ai, në mërzi e sipër, do t’i zbriste kalit të pluhurosur në Tiranë e Prishtinë e do të shkonte të gjente ata tek të cilët u frymëzua dhe ata të cilët i frymëzoi për të skalitur historinë mijëravjeçare të këtij kombi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është realiteti që paraqet projektimi simbolik i historisë në mjediset publike në dy kryeqytetet shqiptare. Realitet që do të linte mjaft të turbulluar një vizitor të huaj nëse do të kërkonte të mësonte diçka nga historia e këtij kombi pa dashur të hapë librat dhe të hulumtojë muzetë, por vetëm duke shëtitur monumentet dhe memorialët figurativë që arredojnë mjediset urbane shqiptare. /Bujar Vani
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.