Prishtinë, 30 mars - Mosmarrëveshjet midis institucioneve kanë bërë që t’i skadojë afati pëlqimit për vendosjen e shtatores së Anton Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Për një vit, sa kishte afat pëlqimi komunal, zyrtarët shtetërorë nuk kanë qenë në gjendje t’i bëjnë një zgjidhje kësaj çështjeje. Pëlqimi për vendosjen e shtatores së mbledhësit të folklorit dhe pajtuesit të gjaqeve ishte dhënë nga Komuna e Prishtinës më 30 mars të vitit të kaluar. Pikërisht sot (e enjte), pëlqimi mbush një vit prej se është dhënë. Ceremonia e vënies së bazamentit të shtatores ishte paraparë të mbahej në shkurt të këtij viti, por një gjë e tillë nuk u bë shkaku i kundërshtimit të Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ky pëlqim vlen 1 (një) vit nga data e lëshimit”, shkruhet në pëlqim.
Sipas Komunës së Prishtinës procedura e marrjes së lejes duhet të përsëritet.
“Pëlqimet për vendosjen e shtatoreve kanë afat një vit dhe në rast të skadimit duhet të aplikohet përsëri, me procedure të njëjtë”, shkruhet në përgjigjen që Komuna i ka dhënë gazetës.
Në fillim të këtij muaji Instituti Albanologjik i Prishtinës ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të revokohet leja për vendosjen e shtatores në oborrin e këtij institucioni me arsyetimin se nuk janë pyetur organet drejtuese të IAP-it. Të njëjtët ende nuk kanë hequr dorë nga kërkesa e tyre.
Drejtori i IAP-it, Hysen Matoshi, ka thënë se deri më tani nuk kanë marrë kurrfarë përgjigjeje nga Komuna.
“Nuk jemi takuar me askënd për çështjen e shtatores dhe nuk ka pasur ndonjë zhvillim prej kur edhe kemi dorëzuar ankesën”, ka thënë Matoshi.
Riza Krasniqi, anëtar i Këshillit organizativ për vendosjen e shtatores, ka thënë se çështja e lejes për vendosjen e shtatores është problem procedural dhe leja mund të merret sërish. Ka thënë se e rëndësishme është që të merren vesh palët për vendosjen shtatores (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.