Një lagje në Ferizaj, për shumicën është oaza kulturore. Rishtas aty u emërua edhe një shesh me emrin e shkrimtarit shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.
Përballë sheshit është Shtëpia e Kulturës. Jo fort larg janë edhe dy monumente të moçme, ish-objekte shkollore në këtë qytet, ani pse institucionet lokale atje duan t’i bëjnë rrafsh, shkruan sot “Koha Ditore”.
E ndër objektet që shkëlqen aty është Teatri i Qytetit. Prej vitit 2007 mban emrin “Adriana” në nderim të aktores Adriana Abdullahu, e vrarë më 1999. Rishtas është futur nën mbrojtje ligjore nga shteti.
Si “Tempull i Talias” ka histori të bujshme e të lavdishme. Emra të njohur të skenës vendore të artit skenik shkelën në dërrasat e këtij teatri. Derisa vlera të çmueshme ka edhe si objekt, në aspektin arkitektonik. U ndërtua gati një shekull më parë. Fillimisht kishte një tjetër funksion.
Shenja austro-hungareze
Ilir Bytyçi, përgjegjës për Trashëgimi Kulturore dhe Muze në Komunën e Ferizajt, në hulumtimet e tij ka mbledhur të dhëna edhe për objektin e teatrit të qytetit.
Sipas tij, objekti ka filluar të ndërtohet në vitin 1924, derisa punimet për ndërtimin e kësaj godine kanë zgjatur rreth 3 vjet... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.