1. Pyetje është: Kush jemi? Ku po shkojmë? Askush nuk e di. Kemi humbur nëpër vite. Nëpër kohë të pakohë. Na ndihmoni! Qiteni fjalën! Hapeni fjalën! Ne shqiptarët kemi shumë bashkëtingëllore. Shpesh fjala, si kafshata, na mbetet në fyt. Kur loja vazhdon kur një histori tjetër shkon edhe më larg... Te fundi i heronjve. Çka do të thotë kjo pritje? Është vonë për të thënë se është vonë. Për fillimin që nuk harrohet. Eh, për pak harrova: ejani te “Kali”. Fytyrë Papuçja e Fytyrë Bretkosa me një rol jo të parëndësishëm dolën para Teatrit Kombëtar.
Me buzëqeshje që përdoret si maskë. Për të fituar emër të mirë shkojnë edhe më larg. Pa një, pa dy edhe Skënderbeun e kapin ethet.
2. Nuk ka më luftë mbret me mbret. Për ta shprehur trimërinë lufta tani është e huaj për historinë. A na takon të flasim? A na takon të reagojmë? Duhet ta kuptojmë! Nuk besoj se e kemi të njohur kohën për ta treguar kohën. Për dukuritë e ndryshme të jetës shkojmë për ta harruar shakanë që i qeshet buza.
Në këtë Fushë të Mejdanit pyetja që shpesh na afrohet flet për njerëzit e lodhur nga jeta. Për të parë një ëndërr të bukur, në Shkodër thonë: “Ta marrsha të keqen!” Për ta kaluar dimrin, netët e gjata të dimrit... Jeta është edhe një lloj lufte.
Një lloj mashtrimi. Në pikë të ditës ëndrrës i digjet fitili. Te kufiri i fundit me çka ta bindim veten dhe të tjerët se jemi duke e ruajtur drejtpeshimin?! Kjo është gjysma e rrugës dhe gjysma e jetës që nuk e kemi jetuar...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)