Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtyhet vizita e nobelistit Orhan Pamuk në Kosovë

Shkrimtari i njohur turk, nobelisti Orhan Pamuk, ka shtyrë vizitën e tij në Kosovë për në vjeshtë, ka konfirmuar Ministria e Kulturës të enjten.

Në një njoftim në Facebook, Ministria e Kulturës ka thënë se ardhja e Pamukut në Kosovë siç ishte planifikuar ishte e pamundur për arsyet personale të shkrimtarit.

“Me keqardhje ju informojmë që vizita e planifikuar e shkrimtarit të njohur turk, Orhan Pamuk është shtyrë për në vjeshtë. Edhe pse ardhja e tij ishte e konfirmuar, planifikuar dhe organizuar deri në detajet e fundit, për shkaqe të tij personale, Pamuk ka kërkuar që vizita të aranzhohet për një datë tjetër”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Facebook.

Pamuku ndërkohë ka kërkuar falje që vizita e tij në Kosovës po shtyhet për arsye që nuk varen nga ai.

“Të dashur lexues nga Kosova. Për arsye që nuk varen nga unë, më duhet të shtyj vizitën time të paraparë për këtë muaj, por definitivisht do të takohemi këtë vjeshtë. Ju lutem pranoni kërkimfaljen time dhe shihemi në vjeshtën e këtij viti”, ka thënë Pamuk në një adresim të postuar nga Ministria e Kulturës.

Edhe Një vizitë e harruar e Pamukut në Kosovë Shtojca për Kulturë 2 v. më parë Një vizitë e harruar e Pamukut në Kosovë

Vizita e Pamukut në Kosovë ishte planifikuar nga 24 deri më 26 maj.