Organizatorët e festivalit të filmit “Hyjnesha në Fron” përmes një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se hapja e edicionit të dhjetë të festivalit është shtyrë për një muaj.
“Hyjnesha në Fron” ishte dashur që të nisë më 31 gusht, deri më 4 shtator në Fushë Kosovë, dhe tani do të nisë më 30 shtator dhe përfundon më 4 tetor, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo shtyrje, sipas organizatorëve, ka ndodhur për shkak të gjendjes së vështirësuar të hekurudhave, disa prej linjave të cilat i përdor ky festival.
Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të organizatorëve:
Të dashur miq të Festivalit,
Ju njoftojmë se për shkak të rrethanave të vështirësuara me të cilat po përballen Hekurudhat e Kosovës në qarkullimin e të gjithë trenave përfshirë edhe linjat e zakonshme që përdor Festivali i Filmit "Hyjnesha në fron" bordi i festivalit ka vendosur që të shtyhen datat e mbajtjes së Edicionit të 10-të jubilar të festivalit.
Edicioni i 10-të do të mbahet nga 30shtator deri me 4 tetor!
Ju mirëpresim dhe shpresojmë të hasim në mirëkuptimin tuaj!