Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shtetet e Bashkuara Shqiptare si zgjidhje e logjikshme

Ndonëse qëndresa shqiptare e viteve 1878-1881, përveçqë kishte forcuar ndjenjën shqiptare, ajo kishte vetëdijesuar edhe një pjesë të klasës sunduese osmane, qoftë asaj me përkatësi etnike shqip­tare, qoftë asaj me përkatësi të huaj, për domos­do­shmërinë e bashkimit të territoreve shqiptare në një pro­vincë të bashkuar dhe autonome.

Mjerisht, një zhvillim i tillë të ngjarjeve, që ndoshta do të ndryshonte fatin e Perandorisë Osmane, e pengoi Sulltan Abdyl Hamiti II (1876-1909), i cili fillimisht pasi i ishte dorëzuar abetarja e Shoqërisë së Stambollit kishte shprehur miratimin për alfabetin e ri me shkronja latine dhe greke të gjuhës shqipe, shkruan sot Koha Ditore.

Pra, ky sulltan që fliste gjuhën shqipe dhe që fillimisht e mirëpriti jo vetëm abetaren, por ishte edhe pro autonomisë shqiptare, shumë shpejt do të ndryshonte mendjen, duke urdhëruar ndalimin e qarkullimit të librave në gjuhën shqipe. Ndërsa, që në vitin 1880, Sulltan Abdyl Hamiti II, idenë e bashkimit të tokave shqiptare do ta hidhte poshtë, me arsyetim se fuqitë e mëdha do të shfrytë­zonin pastaj elementin shqiptar për ndonjë plan tjetër të tyrin, siç kishin vepruar më herët me Ali Pashë Tepelenën, me ç’rast ishte krijuar Greqia, ose siç kishin manipuluar rusët me Krimenë autonome për ta aneksuar më në fund.

Arsyetimi i tillë tregonte mungesën e largpamësisë së elitës vendimmarrëse osmane në momentet kyç të historisë. /Memli Sh.Krasniqi

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)