Në njërën anë dyqan këpucësh e në tjetrën me veshje për të rritur. Kjo vetëm në përdhese, ku gjenden edhe dy porta të mëdha, që ndaras çojnë për në dy katet e sipërme. Megjithatë, kësisoj nuk ka shërbyer kur Destan Kabashi e ndërtoi në fillim të shekullit XX.
Njohësit e trashëgimisë kulturore në qytetin e Prizrenit thonë së objekti fillimisht u ndërtua nga ky udhëheqës i kohës, si ndërtesë administrative. E më vonë, aty nga gjysma e shekullit XX, shtëpia iu la në shfrytëzim banimi disa familjeve në nevojë. Ashtu si ç’është sot në dy katet e sipërme.
Ata, në halle të veta, s’preferojnë të flasin për monumentin. Por për të kanë folur e shkruar ata që merren me promovimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore në atë që tashmë është shpallur me ligj si kryeqytet historik i Kosovës.
Funksionet e monumentit në një shekull
Shtëpia monumentale, që shteti e mbron në listë si aset i trashëgimisë kulturore me emrin e Destan Kabashit, gjendet brenda Zonës së shpallur Historike të Prizrenit.
Më saktësisht, në bregun verior të Lumëbardhit, me të cilin tashmë e ndan rruga e asfaltuar, ndërsa përballë ka Urën e Naletit, që kalon mbi lumin e famshëm që Prizrenin e ndan në dysh... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
Shkëlqimi neoklasik i shtëpisë së Destan Kabashit
-
Urat e Prizrenit dhe trashëgimia e tyre
-
Ministri Çeku për institucionin e themeluar më 1979: Kosovës po i shtohet një muze unik
-
“Shtegut historik” i hapet rruga për lidhjen e monumenteve në Prizren
-
Bashkëjetesa me trashëgiminë në shtëpinë 250-vjeçare