Të krishterët shqiptarë dhe “Arnavut ci eri”
Mund të themi që Stambolli, që nga themelimi i tij, ka pasur prezencë të shqiptarëve. Si popull i integruar që herët në shtetin romak, ata padyshim që ishin më afër me qendrën e dytë perandorake romake. Edhe përgjatë Bizantit, edhe pse mungojnë dokumentet e shkruara, prezenca e shqiptarëve këtu është e pashmangshme.
Gjatë periudhës osmane, prezenca e tyre la gjurmë edhe në toponimi, siç është rasti me Arnavutkoyin, jo shumë larg Beshiktashit, mu në mes të Bosforit. Edhe pse gjatë periudhës osmane lagjet ishin të ndara sipas konfesioneve fetare, në kujtimet e Hagop Mintzurit, një armen i shkolluar dhe një stambollas i mëvonshëm, shqiptarët, të krishterë e myslimanë, i gjejmë bashkë në Beshiktash.
Nga ata që shitnin bukë deri tek ata që përgatisnin ushqimin edhe sot të njohur në mbarë Turqinë – Arnavut Ciğeri-n (mëlçi shqiptare).
“U pa që nga ushqimi me mëlçi fitohej para, dyqani ishte i madh dhe i përshtatshëm dhe filluan me bukët tona, përveç kësaj flinte në furrë. Komshiu Jorgi ishte nga ata që bënte punën mu në mes të mureve rrethuese të xhamisë. Qëndronte afër lustraxhinjve dhe shitësve të hallvës. Ndërsa Xhovani kishte zënë vend te skela e drurit. Në atë kohë nuk kishte ende kamionë. Transportin e kryenin persianët. Drurët i ngarkonin mbi gomarë dhe i dërgonin nëpër shtëpi. Lluka qëndronte në Pazar. Nga këta tre nuk kishte vend për asnjërin në përgatitjen e mëlçive. Jorgji i përgatiste dhe u jepte atyre, kuptohet duke marrë para... Në murin e xhamisë madhështore të Sinan Pashës, i ulur mbi një sënduk bosh, qëndronte usta Radoja. Ishte shqiptar nga Kosova.
Plisi dhe veshja e tij ishin të njëjta me tablakarët tanë. Kishte një kokë të madhe dhe një fytyrë rrethore. Aq fytyrëgjerë saqë mua më vinte shumë interesant. Mendojeni vetë pastaj se si rrinin mustaqet, hunda e goja në atë fytyrë. Përpara tij qëndronte sepeti me tre këmbë, mbi të cilin kishte vendosur bukët. Mbi një enë teneqeje kishte mëlçitë e fërguara, majdanoz e qepë. Gjithashtu kishte edhe një hallvë shqiptare, që ishte ndryshe nga ajo e imamit, hallva e usta Memishit.
Edhe
Fillimi i shekullit XX: Festa e shqiptarëve në Kishën Katolike në Shkup
Në një enë shumë të madhe, me ngjyrë panxhari të kuq, ishte ajo kupola e madhe e hallvës. Usta Xhovani dhe usta Anxheli ishin kosovarë. Ishin të krishterë dhe mes vete ishin kushërinj. Këta kishin një kalë. Myshterinjtë i kishin në lagjet Whllamur dhe Jenimahallë. Usta Vanxheli nuk kishte kalë. Kishte një shportë me saxhajak. Fliste shumë pak, thua se po mendonte gjëra të mëdha. Dy herë në ditë shkonte te myshterinjtë. Fillimisht tek Akaretler dhe pasdreke për të përpjetën e Nishantashis. Në secilën herë i rreshtonte nga shtatëdhjetë-shtatëdhjetepesë bukë në shportën e tij. Mbi plisin e tij shqiptar e vendoste një lloj rrethi sipër.
Duke e mbajtur trekëmbëshin me njërën dorë vendoste mbi kokë tablën dhe u niste. Ne u habisnim se si mund ta mbante në kokë atë rëndesë të madhe buke. Këta katër persona nuk hiqnin dorë nga veshjet e tyre tradicionale. Këto nuk ishin nga bezi i mavitë, por ishin poturet me ngjyrë kafeje ose të bardhë nga shajakët e Rumelisë. Krahët e jelekut ishin të shkurtër, deri te bërryli. Mintani ishte nga kumashi i trashë. Plisat ishin gjithashtu ngjyrë kafeje. Sefer Aga kishte edhe veshje evropiane, por nuk i vishte. Ai gjithashtu preferonte më shumë veshjen tradicionale. Mbi kokë e vendoste plisin e bardhë sa një pëllëmbë”.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar.