Viti 1878. Një gazetar i syrgjynosur prej një viti në ishullin e Lezbosit po rrinte përgjysmë i kërrusur mbi letrën që po nxihej nga boja e pendës. Po i shkruante një oficeri riosh mbi atë që kishte nisur të pëshpëritej gjithnjë e më shpesh: zëvendësimi i shkronjave arabe me alfabet latin.
E kishin zëruar aktivistë shqiptarë në përpjekjet e tyre për t’i siguruar shqipes të drejtën për të fituar statusin e gjuhës së shkruar. Kjo e kishte ngrysur intelektualin 38-vjeçar, Namik Kemal. Me pasojat e rrezikshme që mendonte se do të kishte një gjë e tillë, në letrën drejtuar Menemenli Rifatit, ai po i hidhte idetë e tij mbi këtë çështje. Shqipja, sipas tij, nuk duhej të shkruhej, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne nuk mund të universalizojmë gjuhën tonë mes bullgarëve dhe grekëve, por është goxha e mundur ta bëjmë këtë mes myslimanëve si shqiptarët dhe llazët. Kjo mund të jetësohet vetëm përmes zbatimit të strategjive të përshtatshme; është e mundur me hapjen e shkollave”, shkruante më 30 gusht 1878 intelektuali i degdisur në Lezbos me urdhër të sulltan Abdyl Hamidit.
“Brenda njëzet vjetësh, madje edhe me zbatimin e ligjeve të tanishme të pamjaftueshme arsimore, gjuhë si shqipja dhe llazishtja do të harrohen tërësisht”.
Sipas studiuesit Kamal Soleimani, një pjesë e intelektualëve osmanë të kohës, përfshirë edhe Namik Kemalin, avokonin me zell për një ringjallje të identitetit islamik të Perandorisë Osmane, por edhe mbronin shkatërrimin (“imha”) e identiteve jo-turke.
“Përpjekja dhe shpresa e intelektualëve myslimanë osmanë për eliminimin e gjuhëve joturke përbënte prapavijën sociopolitike dhe kulturore të ligjërimit islamik hamidist dhe unitetit islamik. Ndikimi i osmanëve të rinj në Abdyl Hamidin është i mirënjohur”, shkruan studiuesi Soleimani në librin e tij “Islam and Competing Nationalisms in the Middle East”.
(Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)