Gjuha e albanëve apo shqiptarëve deri sot ka mbetur fëmijë jetim i gjuhësisë indoevropiane. Derisa në fushën e disa gjuhëve motra një tufë e tërë hulumtuesish në një garë të rreptë shtron gati të gjitha problemet që i dalin përpara historisë dhe përshkrimit të gjuhës dhe shpesh jep zgjidhje, në fushën e shqipes një numër jashtëzakonisht i madh detyrash ende pret zgjidhjen), shkruan sot Koha Ditore.
Këto fjalë, të shkruara më se gjysmë shekulli më parë nga Norbert Jokl-i (1917:109), ruajnë edhe sot proporcionalisht vlerën që kanë pasur në kohën kur janë thënë. Kjo është një e vërtetë e pikëllueshme që na ka pllakosur, sidomos kur e kujtojmë ndihmesën e pashoqe në këtë fushë të vetë Jokl-it gjatë tërë jetës së tij, deri në martirizimin tragjik nga tmerri i paparë nazist.
Kjo nuk do të thotë se asgjë nuk ka ngjarë ndërkohë, se nuk është bërë asnjë punim në fushën e studimit të shqipes. Siç do të shihet në vazhdim të këtij punimi, ka pasur një numër të konsiderueshëm studimesh, sidomos gjatë pesëmbëdhjetë vjetëve të fundit, ndërsa në disa fusha studimi ka pasur një përparim të dukshëm./Eric P. Hamp
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Hoxha për protestën e studentëve në Shkup: Çështje që kërkon trajtim të përgjegjshëm
-
Gabime logjike dhe fjalë enigmatike në Fjalorin e madh të gjuhës shqipe
-
Shqipja sot – reflekse rreth “krizës” në gjuhë
-
Seminari – traditë që rinohet, urë komunikimi e albanologjisë
-
Sesionet shkencore të gjuhësisë e letërsisë krahas mësimit të shqipes si gjuhë e huaj