Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës synon t’i mbulojë aktivitetet me mjetet e qirasë

Prishtinë, 21 janar- Me qëllim të rifunksionalizimit dhe realizimit të aktiviteteve vjetore, Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës, synon që ta lëshojë me qira objektin, që ndodhet në lagjen “Pejton” në kryeqytet.

Rauf Dhomi, kryetari i shoqatës që është adresë e përbashkët e kompozitorëve, ka paralajmëruar se këtë vendim të tijin do ta diskutojë me kryesinë e ngushtë në mënyrë që të sigurohet një pagesë mujore nga qiraja. Me mjetet e grumbulluara nga qiraja synohet të realizohen së paku tri apo katër koncerte gjatë vitit, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Duhet ta vëmë me qira. Duhet ta thërras kryesinë dhe zyrtarisht ta vëmë me qira. Llogaria jonë rrjedhëse është bllokuar sepse ish-kryetari nuk i ka arsyetuar pagesat. Dhe tash jemi të detyruar ta japim me qira atë objekt dhe me paratë e qirasë të bëjmë aktivitete. Nëse e merr dikush, sepse është në gjendje të keqe”, ka thënë Dhomi.

(gjerësisht, sot në "Kohën Ditore").