Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Shkurte Fejza, në një paraqitje ekskluzive për KTV-në nga Prekazi, me rastin e festave kombëtare, ka interpretuar këngën e saj simbol për 28 Nëntorin, “Mora Fjalë”.
Në ditën kur komandanti Adem Jashari do të mbushte 65-vjet, Fejza për KTV-në ka rrëfyer se kjo këngë e dedikuar për komandantin “ia kishte thyer shpirtin sapo e kishte dëgjuar për herën e parë”.
“Preokupimi im ka qenë të kem një këngë që është e denjë për komandantin legjendar shqiptar, Adem Jashari. Ky preokupim ka vazhduar. Kam bërë shumë këngë për të dhe vazhdohen të këndohen, por asnjë s’është e bujshme sa kjo. Këtë këngë fati deshi që në atë kohë të punoja me produksionin ‘Zëri i Drenicës’ ku ishte producenti Agim Rama. Me të dëgjuar këtë këngë ma theu shpirtin. Për këtë këngë dua ta falënderoj Ramën. Nëpër festa kombëtare e familjare bile 4-5 herë duhet ta këndoj sepse e këndon i gjithë publiku”, ka thënë ajo në një intervistë për emisionin SOT në KTV.
"Mora fjalë" në ditëlindjen e 65-të të Adem Jasharit"Mora fjalë" në ditëlindjen e 65-të të Adem Jasharit
Posted by Koha.net on Saturday, November 28, 2020
arbku