Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shkrimtari që ëndërroi botën pa kufij

Shtatëdhjetë e pesë vjet më parë, në shkurt të vitit 1942, autori më i njohur evropian kreu vetëvrasje në shtëpinë e tij në qytetin brazilian Petrópolis, 10 mijë kilometra larg vendlindjes së tij, Vjenës.

Një vit para vdekjes së tij, Stefan Zweig përfundoi dy studime të ndryshme – “Bota e së djeshmes: Memoare të një evropiani”, një elegji për civilizimin e konsumuar nga lufta dhe “Brazil: Toka e së ardhmes”, një portretizim optimist për një botë të re, shkruan sot “Koha Ditore”. Historia e këtyre dy librave dhe për refugjatin që i shkroi ofron një guidë në udhën e nacionalizmit dhe traumës së mërgimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zweig u lind në vitin 1881, në një familje hebraike në Vjenë, kryeqytetin e perandorisë multietnike Habsburgase, ku austriakët, hungarezët, sllavët dhe hebrenjtë, në mesin e të tjerëve, bashkëjetuan. Udhëheqës i tyre ishte Franz Joseph I. Në fillim të sundimit të tij në vitin 1867 deklaroi se “të gjitha racat e perandorisë gëzojnë të drejta të barabarta dhe se secila racë ka të drejta të pacenueshme për të ruajtur dhe përdorur nacionalitetin dhe gjuhën e vet”.

Franz Joseph ishte autokrat dhe regjimi i tij nuk duhet të bëhet romatik, por ai që i dha Zweigut një model të pluralitetit kulturor në kohën kur Evropa po konsumohej në nacionalizmin e vet. Biografi i tij George Prochnik ka shkruar se Zweigu bëri thirrje për formimin e një fondacioni të një universiteti ndërkombëtar me degë në secilin prej kryeqyteteve të mëdha evropiane dhe në këtë formë të ketë programe shkëmbyese përmes së cilave të rinjtë mund të mësonin për etnitë dhe fetë e tjera... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.