Qeveria shqiptare ka emëruar sot Erzen Shkolollin, drejtor të ri të Galerisë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë.
Ish-drejtori i Galerisë së Arteve në Kosovë në këtë detyrë zëvendëson Artan Shabanin, e shkarkuar në dhjetor të vitit të shkuar, shkruajnë mediat shqiptare.
Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të Galerisë së Arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama.
Vendimi:
EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Edhe
Shkololli me vizion që skenës artistike shqiptare t’i japë hov drejt asaj ndërkombëtare
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Z. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Edhe
Shkololli synon shndërrimin në qendër graviteti të Galerisë Kombëtare të Arteve
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA