Shkolla fillore “Atë Shtjefën Gjeçovi” në fshatin Zllakuqan të Klinës kishte mbetur pa bustin e atit patriot shqiptar dhe mësuesit që mban emrin e tij.
Dikush e kishte vjedhur atë para tre muajve në oborr të shkollës dhe ende nuk është gjetur as busti, e as ata që e kanë larguar apo vjedhur, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mirëpo, shkolla nuk ka mbetur duke pritur në “zbulimet” e policisë dhe prokurorisë të autorëve që e kanë vjedhur bustin dhe gjetjen e bustit. Pllaka e mermertë mbi vendin ku ka qenë i vendosur busti i vjedhur, tash serish mban mbi vete bustin tjetër të “Atë Shtjefën Gjeçovi”, i njëjtë sikur i kaluari.
Drejtoresha e kësaj shkolle, Marqe Tanushi-Selmanaj, tregoi për “Kohën Ditore” se busti i vjetër nuk është gjetur dhe se nuk kanë kurrfarë sqarimi nga askush.
Busti i vjedhur që është vjedhur ishte vendosur në vitin 2006 dhe ka qenë donacion i mërgimtarit në Amerikë nga Klina, Gjon Prek Lleshaj, i cili nuk e ka lënë gjatë shkollën me 268 nxënës pa bust dhe e ka dhuruar bustin tjetër, të ngjashëm me të parin.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Vandalizohet busti i At Shtjefën Gjeçovit në Zllakuqan të Klinës
-
Në Janjevë prindërit protestojnë para shkollës “Shtjefen Gjeçovi”, shkak infrastruktura e keqe
-
90-vjetori i rënies tragjike të At Shtjefën Gjeçovit
-
Imazhet e atdhetarëve të shquar në pulla postare
-
Vidhet busti i ish-pjesëtarit të UÇK-së Smajl Hajdaraj nga shkolla fillore në Pejë