Më shumë se 20 ditë pasi kanë nisur punimet për renovimin e ish-hotel “Jadranit” në qendër të Mitrovicës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve ka marrë vendim për ndërprerjen e tyre, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo është hera e dytë që bëhet një kërkesë e tillë nga institucionet e trashëgimisë kulturore.
Por tashmë janë bërë ndryshime të mëdha brenda dhe jashtë objektit të ndërtuar më 1928. Pavarësisht që IKMM-ja ka urdhëruar ndërprerjen të mërkurën, të paktën deri në mesditën e së enjtes punimet në këtë ndërtesë kanë vazhduar. Tashmë janë ndërruar dritaret, janë kryer punime brenda objektit dhe fasada e jashtme është suvatuar krejtësisht nga ana veriore dhe perëndimore. Monumenti që mbrohet me ligj si aset i trashëgimisë kulturore para kësaj ndërhyrjeje kishte ngjyrë të verdhë. Përderisa institucionet e trashëgimisë kulturore kanë marrë vendim për ndërprerjen e punimeve, pronari është ankuar se shteti është duke ia zvarritur përgjigjen për kërkesën e tij për renovim. Shkak i renovimit është bërë dhënia me qira e objektit brendit ndërkombëtar të restoranteve “KFC” që vepron në më shumë se në 120 vende, përderisa në Kosovë vepron nga viti i kaluar.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Pas ndërprerjes në mungesë të lejes, finalizohet rinovimi i ish-hotelit “Jadran”
-
Ndërpriten punimet në Hamamin e Mitrovicës
-
Institucionet s’i ndalin ndërhyrjet pa leje në Hamamin e Mitrovicës
-
Pa leje nisin punimet për hapjen e një restoranti brenda Hamamit të Mitrovicës
-
Inspektorati i ndal me Polici punimet e Komunës te “Qamil Hoxha”