Sot në Ministrinë e Kulturës u dorëzua propozimi për shpalljen e ndërtesës dhe veprimtarisë së ShKA Agimit asete të mbrojtura të trashëgimisë kulturore.
Në propozimin që është bashkëngjitur me njoftimin për mediat, argumentohet se “ShKA Agimi (ndërtesa dhe veprimtaria) përfaqëson këto vlera të trashëgimisë kulturore: historike, shoqërore, identiteti dhe shpirtërore, ndërsa sugjerohet mbrojtje në dy nivele (kategori), si trashëgimi arkitekturale (ndërtesa) dhe trashëgimi shpirtërore (veprimtaria)”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë propozim, për herë të parë në Kosovë një shoqëri kulturore artistike do të fitojë statusin e mbrojtjes ligjore dhe zyrtarisht do të klasifikohet si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit. Në të njëjtën kohë, me këtë veprim do të pengohet çfarëdo tentative tjetër për të dëmtuar dhe keqpërdorur me ndërtesën e ShKA Agimit, e cila përveç që është pasuri e përbashkët, në të njëjtën kohë është edhe simbol i rezistencës shoqërore dhe politike e periudhave më të vështira të vendit tonë”, thuhet në njoftim.
{gallery}