Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Shfaqja që shkon keq” nesër premierë në Teatrin e Qytetit në Gjilanit

Nesër, më 14 nëntor, në Teatrin e Qytetit në Gjilan vjen premiera “Shfaqja që shkon keq”, me regji të Ilir Bokshi.

“Shfaqja që shkon keq” me tekst të Henry Shield, Jonathan Sayer dhe Henry Leëis, vjen nën lojën e aktorëve si: Kushtrim Qerimi, Ernest Zymberi, Alban Shahiqi, Safete Mustafa Bafitu, Gani Rrahmani, Avni Shkodra dhe Tringa Hasani, transmeton KultPlus.

Kjo komedi sjellë një trupe amatorësh dhe një përpjekje e tyre maksimale për të realizuar një shfaqje. Vrasje enigmatike, dyshime dhe mbi të gjitha DËSHTIME, janë ato që e përcjellin publikun gjatë gjithë kohës. Një gjë është e sigurt: Shfaqja duhet të shkoje deri në fund. Patjetër. Pa kusht.

Skenografia dhe kostumet janë realizuar nga Bekim Korça, muzika nga Art Lokaj, ndërsa asistent regjie është Ali Demi.

Premiera e shfaqjes vjen më 14 nëntor me fillim nga ora 20:00 ndërsa repriza e saj e parë shfaqet më 26 nëntor në po te njëjtin orar.