Lënia pas dore dhe mospërkujdesja për një kohë të gjatë, përmenden si shkaktari kryesor i dëmtimit të Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri, shkruan sot Koha Ditore.
Përgjegjëse edhe për këtë monument - ashtu sikurse për të gjitha ato që mbrohen me ligj si asete të trashëgimisë kulturore - janë institucionet shtetërore në krye me Ministrinë e Kulturës. Kësaj të fundit, nëpërmjet gjashtë shkresave për tre vjet, autoritetet lokale i kanë kërkuar të investojë në këtë monument, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë adresë të Ministrisë së Kulturës tashmë kanë mbërritur konstatimet e Komisionit profesional për vlerësimin e gjendjes pas shembjes së disa gurëve më shumë se dy javë më parë. Sipas njërit version të raportit që e ka gazeta, pikërisht institucionet relevante të trashëgimisë kulturore dalin përgjegjëse për gjendjen e këtij monumenti, si pasojë e së cilës ka ndodhur edhe shembja në një pjesë.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
{gallery}