Filmi “Në mes” i autorit Samir Karahoda do të jetë pjesë e garës ndërkombëtare të filmave të shkurtër “Berlinale Shorts”.
Kjo, rikujton KosovaPress, është hera e parë që një film nga Kosova pranohet në garën e Berlinales, që njihet si një nga festivalet më prestigjioze në botë.
Filmi trajton dy tema paralelisht; fenomeni i ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin, e cila veçmas theksohet nëpër këto familje.
Nëpërmjet personazheve, portretizohet marrëdhënia dhe solidariteti në mes vëllezërve; sakrifica dhe vendosmëria e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimi dhe rëndësia e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.
Autori i filmit Samir Karahoda është shprehur i lumtur që filmi i tij debutues si regjisor është vlerësuar nga ky festival prestigjioz.
“Në mes” është inspiruar nga projekti fotografik “Vëllezërit Kosovarë” në të cilin Karahoda ka punuar në vitin 2011.
Edhe
“Në mes” dërgon Kosovën në Berlinale
Producenti i filmit Eroll Bilibani theksoi që ky fakt edhe njëherë dëshmon për kapacitetet kreative të kinematografisë kosovare.
Filmi është prodhim i SK Pictures, i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Banka për Biznes, Komuna e Prizrenit, Komuna e Prishtinës dhe DokuFest.
Premiera e filmit në Berlinale do të jetë me 12 shkurt.