Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Rrugët e lirisë” me ngjyrat e dramës

Piktori Xhevdet Pantina prezantohet me piktura moderniste, abstrakte, herë ekspresivo-abstrakte dhe herë të një ekspresioni të pastër shpirtëror që rrëfen ngjarjet gjatë dhe pas luftës, veçanërisht betejën e përgjakshme të komandantit Adem Jashari.

Ekspozita u hap të martën në Muzeun e Kosovës, në 20-vjetorin e “Epopesë së UÇK-së”. Një dramë dhe tragjedi të popullit tonë, shkruan sot “Koha Ditore”. Shkretim i frikshëm, ku përmes ngjyrave të ndriçuara paraqiten qielli dhe toka të trazuar, sikurse ende bart me vete tragjedinë e Jasharëve, që buçet pothuajse në të gjitha tablotë.

Hapësirat e pikturave qarkohen me tymnajë, zjarr, por edhe me energji, dhe të gjitha dalin nga një lumnajë e denduri çukërmimesh të forta të penelit, me ç’rast brusha e ngopur me bojë grah në një hapësirë të tejmbushur vrullime ngjyrash, dimensionesh, përmasash, që hera-herës sulmojnë njëra tjetrën.

Një kaos, ndihet mirë qëndrueshmëria e Kullës së Jasharëve në Prekaz, e cila në realitet ka filluar të shembet, krejt kjo në mungesë të kujdesit nga shteti. Por në pikturë ajo loton dhe stoikisht qëndron, është një betejë e vërtetë. Aty njeriu ndien gjallërinë, energjinë, dinamikën, fluksin, lëvizjen dhe vrullin.

Këto përcaktime janë përjetimet e piktorit gjithmonë nga përndritjet ngjyrore, të sublimuara në forma, përmasa, gjësende, ndjeshmëri poetike, dhe ide estetike. Këto realitete që burojnë nga tensioni i reales, përndriten nga artistikja dhe krijojnë zjarre vullkanike e shpirtërore.

E veçanta e punimeve është arkitektura e Kullës së Jasharëve, gjeometria e pastër, simetria, asimetria, baraspesha, dhe krejt këto rrumbullakohen me një shprehje: monument. Ashtu siç është edhe qëllimi i arkitekturës: ngjaj kësisoj.

Edhe “Tranforma” provokon njeriun midis dinjitetit, qëndresës e shpresës Kulturë 1 muaj më parë “Tranforma” provokon njeriun midis dinjitetit, qëndresës e shpresës

Kemi arkitekturë të rregullt, por edhe të çrregullt, që arrihet përmes vijave, sa të drejta, të lakuara, por edhe të pjerrëta. Kullat disi janë në flakë, të spërkatura me bojë, me qëllim që të arrihet ndjesia e njollave të gjakut. Krejt është një ulërimë, dhimbje. Nëse i shikojmë më me kujdes, prapë kullat nuk kthehen në të sotmen, ato vërtet janë të shkatërruara, e kjo lidhet me sakrificën e tërë familjes Jashari që dha gjakun për vendin.

Jo rastësisht ekspozita titullohet “Rrugët e lirisë”, sepse nga zjarret, vrasjet, krimet dhe lufta e pastër e UÇK-së, me ndihmën e SHBA-së, u hapën rrugët e lirisë, u pastruan qiejt, dhe vrushkujt e bardhë qiellorë po binin si dëbora, bryma apo akulli. Aty artisti përdor ngjyra të ngrohta dhe të ftohta, pra shpërthimi dhe qetësimi, e kuqja e gjakut, dhe e bardha e qumështit, energjia, instinkti, dëliri dhe prapë kaosi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)