Teksa po shikonte pamjet e të vrarëve dhe të dëbuarve nga Kosova në vitin 1998, ajo kishte marrë stilolapsin për t’i shkruar disa vargje që do të shndërroheshin në një prej himneve të luftës.
Kënga që e interpretoi asokohe kishte motivuar shqiptarët të aktivizoheshin për çlirimin e Kosovës.
dekada më vonë, këngëtarja Manjola Nallbani, rrëfen për KTV-në se si kishte krijuar këngën rrëqethëse e cila ua kujton skenat e luftës të gjithë atyre që e përjetuan atë.
që përçon gjatë tre minutave kënga “Lufton Drenica” e kompozuar nga Edmond Zhulali, sipas këngëtares nga Tirana, vazhdon edhe pas njëzet vjetësh të jetojë te shqiptarët.
Ajo ka interpretuar shkurtazi pjesë nga kënga.
Manjola tregoi se si u prit kënga nga disa të rinj, të cilët kishin vendosur të rreshtoheshin në krah të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Edhe
“Marigona” vulos “Përjetësisht” kapitullin 35-vjeçar
Manjola thotë se dashuria që është zbehur kohëve të fundit ndër shqiptarët, duhet forcuar.
Manjola Nallbani, aktualisht përpos muzikës, është e angazhuar si mësimdhënëse në Akademinë e Arteve në Tiranë.