Kineastja thotë se është jeta e saj, ani pse është veç në fillim të rrugës që ka nisur. E lindur në Kosovë, ajo ndan fatin e njëjtë me shumë kosovarë që e lanë vendin në kohën e luftës.
Mirlinda Bajralia, qe shpërngulur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 1999. Pa marrë parasysh se ku e ka shpënë jeta, ajo ka qenë aktive dhe nuk i është ndarë industrisë së filmit, shkruan sot “Koha Ditore”. Ka punuar për seriale televizive, filma dhe teatër, për disa vite në Evropë dhe ShBA.
Bajralia, e cila ka përfunduar studimet për regji e produksion në “Art Institute of Chicago”, së fundi ka bashkëpunuar me ekipe të serialeve të njohura amerikane.
Në një bisedë për “Kohën Ditore”, ajo ka rrëfyer rrugëtimin e saj deri në sheshet e xhirimeve të serialeve të njohura televizive si “Patriot”, “Shameless” a “Chicago Fire”. Krahas roleve episodike, puna e saj deri më tani kryesisht është zhvilluar prapa skenave - në departamentin e kamerave, dekorit a kostumeve... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.