Aktori i famshëm amerikan, Robert de Niro, është shprehur i gatshëm ta xhirojë filmin e tij të radhës në Mal të Zi, pasi ka thënë se është mahnitur nga bukuritë e këtij shteti të vogël ballkanik, ku mbërriti të premten për të marrë pjesë në forumin “Global Citizen Forum”, në parkun e Miloçerit, afër Shën Stefanit.
“Me shumë qejf do ta xhiroja këtu filmin tim të ardhshëm, në rast se më ofrohen kushtet e mira”, thuhet të ketë thënë De Niro gjatë takimit me kryeministrin malazias, Dushko Markoviq, në postimin e Qeverisë së Podgoricës në Twitter.
Mali i Zi është sivjet nikoqiri i forumit të katërt të “Global Citizen Forum”, i cili mbledh liderë botërorë, pjesëtarë të familjeve mbretërore, filantropë dhe personalitete të shquara. Temë diskutimi e forumit të sivjetmë, të mbajtur më 19 dhe 20 tetor, nën patronazhin e kryeministrit Markoviq, ishte “Mundësitë në një epokë paqartësish”.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rubio planifikon ta vizitojë Ballkanin Perëndimor këtë vit, thotë ministri malazias
-
Kurti në Mal të Zi, do të marrë pjesë në Samitin BE - Ballkani Perëndimor
-
Kurti në Mal të Zi për Samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor
-
Abazoviqi propozon që rundi i ardhshëm i bisedimeve Kosovë-Serbi të mbahet në Mal të Zi
-
Kurti pret qeverinë e re të Malit të Zi për ta diskutuar demarkacionin