Në pasditen e 4 korrikut të vitit 1917, mijëra ushtarë, marinarë e punonjës u bashkuan në një ish-pallat, një strukturë e shtrirë në Petrograd, kryeqyteti rus i asaj kohe.
Pallati po shërbente si seli sovjetikëve të Petrogradit ose si këshill i punonjësve dhe deputetëve, një grupi të përbërë kryesisht nga revolucionarë radikalë që po e ndanin pushtetin me qeverisjen e përkohshme të shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKatër muaj kishin kaluar qyshkur i ashtuquajturi Revolucion i Shkurtit, kishte dëbuar Nicholas II nga froni dhe socialistët demokratë e liberalët që e kishin marrë kontrollin, u ngujuan në një luftë për marrje të pushtetit, të shquar me aleancat e zhvendosura, intrigat brenda pallatit dhe luftimet e rastit nëpër rrugë.
Duke i denoncuar ata si “ministra-kapitalistë” borgjezë, turmat tani kërkonin që sovjetikët të merrnin komandën e plotë të vendit“The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Protestuesit vepronin sipas urdhrave të marra nga krahu i vogël por militantë bolshevik i Partisë Marksiste Socialdemokrate Ruse, e cila kishte qenë e angazhuar në propagandë në njësitë militare e fabrikat e punëtorëve.
Edhe pse bolshevikët kishin bërë thirrje për demonstrata paqësore, plani i tyre i vërtetë ishte të kapnin pushtetin. Me bandat nëpër veturat e blinduara dhe kamionët që bridhnin nëpër qytet, ata de fakto e kishin kontrollin. Vladimir Lenin ishte brenda pallatit duke pritur të proklamonte qeverinë e re.
Por plani bolshevik shumë shpejt dështoi. Edhe pse më tepër për shkak të humbjes së durimit sesa planifikimit të keq, turmat u shpërndanë dhe liderët bolshevikë u arrestuan. Me dëshmitë që ata ishin financuar nga asokohe armiku i luftës i Rusisë, Gjermania, qeveria e përkohshme u përgatit për t’i dënuar radikalët tradhtarë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.