Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“RETRO” sjell në Shkodër 35 mjete historike nga Europa

“RETRO” koleksioni i mjeteve të vjetra shqiptare, vjen në pedonalen e qytetit të Shkodrës, në veri të vendit, nga data 20-21 shtator.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR) bën të ditur se, “RETRO” një projekt i veçantë në llojin e vet, që erdhi për herë të parë në Shqipëri, u ndoq me shumë interes jo vetëm nga qytetarët shqiptarë, të apasionuar ose jo për, historiken në vite të mjeteve motorrike (makina, motorra, biçikleta), por edhe si një destinacion i turistëve të huaj, që ndodhen në Shqipëri.

Pas ekspozimit në disa prej qyteteve kryesore, Tiranë, Korçë, “RETRO” do të vijë në Shkodër, bën të ditur atsh. Mbi 35 mjete historike nga Europa, punishtja e Targave Suvenir dhe këndi festiv “RETRO”, janë kolazhi që do të shoqërojnë këtë event special në kryeqendrën e veriut të Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm