Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Restaurohen pikturat murale në Katedralen e Prizrenit

Pas nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve, së shpejti do të filloj së realizuari projekti për restaurimin e pikturave murale të Katedrales “Zonja Ndihmëtare” në Prizren, njofton kumtesa për media.

“Me realizimin e këtij projekti do të do bëhen ndërhyrjet në pastrimin e sipërfaqeve nga pluhurat dhe papastërtitë, konsolidimi i ngjyrës, plotësimi i boshllëqeve plotësimi i boshllëqeve por edhe rënies së suvas nga suporti, eliminimi i kripërave, qepjet e plasaritjeve si dhe ripikturimi në sipërfaqet e pikturave”, thuhet në njoftim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kisha Katolike, “Zonja Ndihmëtare” ndodhet në qendrën historike të Prizrenit, e cila është monument në Listën e Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përkohshme dhe është nga pasuritë e vyera të qytetit të Prizrenit për nga rëndësia dhe vlerat unike, historike, fetare dhe estetike.

Pikturat murale të cilat e mbulojnë tavanin e katedrales, janë unike në Kosovë për nga tradita e pikturës perëndimore të cilat janë realizuar nga autor austriak, ku po ashtu përbëjnë një mozaik vlerash së bashku me stilin e ndërtimit të katedrales.

Fatkeqësisht, ky Monument me vlerë kaq të madhe kulturore dhe një objekt i rëndësishëm fetar, prej shumë kohësh nuk e kishte trajtimin e duhur, me ç’rast si rezultat i kësaj kishte sjellë dëmtimin si në arkitekturë nga jashtë po ashtu edhe në interierin e saj. Pikturat prej shumë kohësh, kanë qenë nën ndikimin e shumë faktorëve shkatërrues e veçanërisht, të ndikimit të lagështisë e cila rrjedhimisht ka shkaktuar një zinxhirë të sëmundjeve të ndryshme të shtresave të pikturave.