Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ramosaj: Teatri i qytetit të emërtohet sipas Skënder Tafajt

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka njoftuar se sot është bërë zbulimi i shtatores së aktorit Skënder Tafaj në Isniq të Deçanit.

“Sot në përvjetorin e parë të aktorit dhe atdhetarit Skënder Tafaj, u bë zbulimi i bustit të tij në shenjë nderimi dhe respekti për jetën dhe veprimtarinë e tij. Po ashtu, në këtë përvjetor u zotova që në shtator do të merret vendimi që teatri i qytetit të merr emrin Skënder Tafaj”, ka thënë ai.