Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Rama insiston se objekti i Teatrit duhet rrënuar, të bëhet një i ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ish kryetar i Tiranës e ish-ministër i Kulturës, ka folur edhe njëherë rreth çështjes së Teatrit, duke theksuar se Teatri aktual nuk plotëson asnjë kriter apo standard për të qenë i tillë.

I pyetur rreth vendosmërisë për të ndërtuar një Teatër të ri Kombëtar, Rama theksoi se Teatri do të ndërtohet nga e para.

“Së pari, nuk është lënë, por është marrë kohë, pasi ka pasur një adresim të Komisionit Europian, është marrë dhe opinioni i Komisonit Europian, i qartë, i lidhur plotësisht me faktin se nisma nuk bie ndesh me asnjë standard europian dhe kriter, me sugjerimin që të futet elementi i ofertës dhe për të tjerët edhe pse në rastin konkret, fakti që ka pasur një nismë për një ligj të posaçëm me një kompani të përcaktuar nuk është diçka e re në kornizën europiane. Sllovakia që është një nga vendet me volum investimesh, ka kaluar rreth 150 ligje të posaçme, që janë më shumë për të garantuar sigurinë e investimit. Ligj të posaçëm me emër dhe mbiemër me kompani të caktuara ka kaluar dhe shumica e mëparshme, ajo që e bënte të nevojshëm ligjin e posaçëm shtesë, nuk kemi të bëjmë me përzgjedhjen e një kompanie arbitrare, por po flet për kompaninë që zotëron pronë, pra zotëron prokurë për prona. Mund të ketë oferta nga më të çuditshmet. Ajo që dua të konfirmoj këtu është që ne do të ndërtojmë Teatrin e ri Kombëtar”, theksoi Kryeministri në Opinion.

Kryeministri Renditi edhe disa nga arsyet se përse ky Teatër nuk mund të restaurohet.

“Nuk ka asnjë lloj parametri për të qenë Teatër kombëtar, unë kam parë dhe dëgjuar shumë. Skena e kësaj godine është tetë metra e gjerë është skenë për vatër kulture jo për godinë teatri bashkiak dhe jo më për teatër kombëtar. 24 metra e gjerë është skena e Turbinës. E dyta ka funksionuar në logon e Tetarit po ka qenë jashtë standardeve të imagjinueshme për një teatër normal. Është një godinë ku ti nuk fton dot një trupë të huaj pasi nuk të ngjiten një trup e huaj në atë skenë. Është një godinë që për të shkuar në verr është shumë e vështirë sepse është sauna dhe është nj godinë që secilës i ka ardhur fundi, prej kohësh. Kjo godinë nuk ka asnjë lloj virtytit nga pikëpamja e një trashëgimie historike-kulturore, e cila mund të justifikojë qëndrimin e saj si një varr i hapur. Ajo s’mund të jetë asgjë”, theksoi Rama.