Dokumentarit propagandues kundër anëtarësimit të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, në të cilin vendi madje krahasohet me të ashtuquajturin “Shtet islamik”, Qeveria i është përgjigjur me një komunikatë për media.
Përderisa dokumentari “Kosova - moment në civilizim”, i autorit Boris Malagurski, ishte dhënë të premten në Qendrën Kulturore të Serbisë në Paris, Qeveria e Kosovës ka reaguar tek të dielën. Dokumentarin për të cilin gazeta kishte raportuar qysh javën e kaluar, Qeveria e Kosovës e quan dokumentar të Qeverisë së Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, dhe e vlerëson të ulët, racist dhe të paprecedent, shkruan sot “Koha Ditore”
Sipas Zyrës për informim të Qeverisë, shfaqja e dokumentarit përpara ambasadorëve të vendeve anëtare të UNESCO-s, me përmbajtje fyese për Kosovën, në kuadër të fushatës kundërshtuese ndaj anëtarësimit në këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, është përpjekje në vazhdimësi për ta denigruar shtetin e Kosovës.
Të premten e javës që shkoi kur dokumentari u dha premierë, i pranishëm në Paris ka qenë edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq, njëherësh kryetar i Listës Serbe, parti kjo që është pjesë e Qeverisë me tre ministra... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qeveria reagon ndaj dokumentarit të Serbisë kundër Kosovës në UNESCO
-
Dokumentari i Serbisë kundër Kosovës në UNESCO, premierë në Paris
-
Kërkesat e Kosovës për UNESCO-n Serbia i përkthen si zhdukje të “trashëgimisë serbe”
-
Cakaj në UNESCO flet për domosdoshmërinë e anëtarësimit të Kosovës
-
Daçiq: Pacolli gënjeu, Kosova nuk i ka votat për UNESCO