Sopranoja kosovare, Marigona Qerkezi, do ta shtojë listën e teatrove me nam, në të cilat ka performuar, duke u ngjitur të debutojë në skenën e “Teatro Petruzzelli”.
Me petkun e personazhit të njohur operistik Lucia di Lammermoor, ajo do të prezantohet para audiencës italiane, në teatrin që konsiderohet i katërti më i madh në gjithë Italinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë audicion i realizuar dy vjet më parë, ia kishte siguruar Qerkezit rolin kryesor të operës tragjike të kompozitorit italian, Gaetano Donizetti. Në teatrin e qytetit Bari, ajo do t’i ketë katër shfaqje, ndërmjet datave 4 e 11 nëntor.
“Pas audicionit të suksesshëm dy vjet më parë, mora lajmin që unë isha përzgjedhur për të interpretuar Lucian në ‘Teatro Petruzzelli’ në Bari. Ishte moment shumë i lumtur për mua”, ka thënë Qerkezi, e cila në shtator të këtij viti debutoi në “Gran Teatre del Liceu” në Barcelonë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.